Modelja Françeska Murati pas debatit me Heidi Baçin ka shpërthyer në lot në “BBVIP”, ndërsa në një moment banorja përplasi për tokë gotën e ujit duke lënduar Julian Dedën.

Konkurrentja është acaruar nga fjalët e Heidit e cila i ka thënë që e ka fiksim të bëhet si ajo, ndërsa tha se nuk e ka lënë vetëm fëmijën e saj që të bëhet spektatorja e çiftit Romeo dhe Heidi.
“Ajo të më thotë mua që unë atë e kam opsesion. U bënë ato që të tallen me mua. Unë nuk kam ardhur këtu që të jem spektatorja e askujt, e të dal nga vetja që të shaj. Për çfarë e kam lënë unë fëmijë tim vetëm në shtëpi. Jam duke vuajtur në shpirt se sa herë që kalon Heidi më këput ndonjë fjalë që mua më len pa fjalë” – tha Françeska mes lotësh.

Menjëherë Meriton Mjekiqi dhe Graciano Tagani i kanë ardhur në ndihmë modeles, duke u përpjekur që ta qetësojnë atë, pasi sipas moderatorit qëllimi i çifit është që ta nxjerrin nga vetja missin.
Pjesë nga diskutimi:
Françeska: U bë fytyra e saj të më thotë mua më ke fiksim (përplas gotën për tokë)
Juli: Më vrave moj
Françeska: Muk të vrava jo
Juli: Ma hodhe në vesh moj
Françeska: Më fal
Françeska më pas shpërthen në lot nga fjalët e Heidi Baçit
Françeska: Ata janë dështakë, secili më dështak se tjetri
Graciano: A mund të qetësohesh
Françeska: Nuk mundem më me këto aktrime. Nuk kam ardhur unë këtu që të jem spektatore e askujt dhe të më thotë ai mua ditë e natë që do të dalësh (për Romeon). Ajo flet për mua në çdo cep të shtëpisë
Meritoni: Ti mos bje pre. Kjo është mënyra e tyre që të bëjnë ty të ndihesh keq, ti s’duhet që të ja lejosh
Françeska: Pastaj ajo të më thotë mua që unë atë e kam opsesion. U bënë ato që të tallen me mua. Unë nuk kam ardhur këtu që të jem spektatorja e askujt, e të dal nga vetja që të shaj. Për çfarë e kam lënë unë fëmijë tim vetëm në shtëpi. Jam duke vuajtur në shpirtë se sa herë që kalon Heidi më këput ndonjë fjalë që mua më len pa fjalë
© Panoramaplus.al

