Asap Rocky është vënë së fundmi në qendër të vaëmendjes dhe kjo pas një videoje që është bërë virale në rrjet ku shfaqet duke mbrojtur partneren e tij Rihannën.

Gjatë një festë të organizuar për publikimin e albumit të tij më të ri, disa persona duket se janë përplasur me njëri-tjetrin duke shqetësuar pjesën tjëtër të pranishmëve si dhe këngëtaren.
E kjo gjë ka sjellë menjëherë reagimin e reperit i cili u kthye ashpër personave që po konfliktoheshin duke i thenë:
“Të gjithë ju silluni si zotërinj tani, dëgjoni?” kërkoi ai. “Kam zonjën time këtu, ju të gjithë duhet të qëtësoheni”- shtoi Rocky.
View this post on Instagram
Videoja e cila po bën xhiron e rrjetit ka marrë komente të shumta pozitive ku fansat komplimentojnë reperin për veprimin e tij duke mbrojtur yllin.
Asap Rocky dhe këngëtarja janë në një romancë prej disa vitesh tashmë, ku janë bërë dhe prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin RZA Athelston Mayers.
Dhe në shkurt këngëtarja e hitit “Umbrella” zbuloi gjatë performancës së saj të pjesës së parë të Super Boël se ajo dhe reperi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Çifti ishin miq për një kohë të gjatë përpara se marrëdhënia e tyre të shkonte më tej në fillim të vitit 2020.
“Ai u bë familja ime në atë kohë,” i tha Rihanna disa kohë më parë në një intervistë me A$AP Mob në mes të pandemisë së koronavirusit.



