25 Tetor, 2023

VIDEO/ Pjesë e ekranit prej kohësh, Kiara Tito zbulon talentin e saj të fshehur, ja si dukej ajo kur ishte e vogël!


Kiara Tito  është një nga vajzat më simpatike të ekranit, që ka qenë mjaft aktive në televizion që nga fillimet e karrierës së saj.

Pas pjesëmarrjes  në “Big Brother Vip”, moderatorja fitoi shumë fansa dhe dashamirës të cilët e mbështetën jo vetëm për lojën por edhe për lidhjen që krijoi me këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli.

Dhe shumë shpejt Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin e preferuar të publikut.

Së fundmi Kiara ka postuar në llogarinë e saj në “instagram” një story ku shfaqet ajo e vogël teksa kërcen.

E veshur me një triko Kiara kërcen shumë e lumtur ku tregon edhe talentin e saj në kërcim.

Duhet thënë që videoja është shumë qesharake dhe Kiara duket se ka qenë simpatike që e vogël.

Ajo e shoqëron postimin me një “emoji” të mallëngjyer duke treguar se ndoshta e ka marr malli për fëmijërinë e saj.

 

 

© Panoramaplus.al