Reperi i njohur Feronit Shabani është shfaqur për herë tëparënë publik pasi deklaroi se do të hiqte dorë përgjithmonë nga muzika.

Në rrjet po qarkullon një video e Feros teksa ndodhet nën shoqërinë e dy miqve të tij në një kafene gjatë mbrëmjes të së enjtes.
View this post on Instagram
Kujtojmë se përmes një deklarate të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, artisti bëri të ditur disa ditë më parë se shkak i largimit nga muzika është pasi ai ka vendosur t’i predikohet fesë Islame.
Në deklaratë, këngëtari i kërkon gjithashtu fansave të tij që të mos e dëgjojnë më muzikën e tij teksa shprehet se ndihet i penduar për gabimet që ka bërë në të kaluarën, ku i kërkon falje familjarëve të tij.
Deklarata e plotë:
“Përshëndetje miq , deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.
Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar
Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi, ju kërkoj që t’ma bëni hallall.
Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.
Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.
Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit
E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”
Ez Zumer 53.
Me respekt Feronit Shabani”


