19 Shtator, 2023

VIDEO/ Pasi konfirmoi ndarjen me Albulena Ukaj, Mevlan Shaba rigjen dashurinë. Ja kush është vajza që i rrëmbeu zemrën këngëtarit


Disa muaj më parë ish-konkurenti i “Përputhen” Mevlan Shaba dhe këngëtarja e njohur Albulena Ukaj i dhanë fund lidhjes së tyre vetëm pak kohë pasi ata e bënë publike.

Mirëpo mesa duket Mevlani ka rigjetur sërish dashurinë dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë vajza që i ka rrëmbyer zemrën artistit, e cila quhet Livia.

Ajo ka postuar një video në TikTok, duke treguar disa momente romantike së bashku.

Ndërsa videon e shoqëroi me këngën e Flori Mumajesit  ‘Mbaroj per ty’, dyshja dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetri.

 

© Panoramaplus.al