Mirënjohje është ajo që Camille Vasaquez ndjen ndaj Johnny Depp.

Avokatja më e famshme e momentit, ka folur si rrallëherë për gjyqin e famshëm, në një intervistë për “CBS Mornings”.
Në një kohë kur është përfolur gjatë një lidhje midis Vasquez dhe Depp, moderatorja e ngacmoi avokaten, duke e pyetur se pse aktori i “Pirates of the Caribbean” e zgjodhi atë posaçërisht për ta mbrojtur atë në gjykatë kundër Amber Heard.
E sigurtë në vetvete, Camille u shpreh se kësaj çështje i duhej patjetër një këndvështrim gruaje dhe zgjedhja e saj vinte pas një pune të madhe dhe pak fat sigurisht.
“Ishte e rëndësishme të kishim një grua në ekip. Ky rast kërkon perspektivë gruaje, dhe unë isha personi me fat që u zgjodha për të bërë këtë punë,”-u përgjigj 38-vjeçarja.
EXCLUSIVE: @GayleKing sits down with attorney Camille Vasquez, who represented Johnny Depp in his defamation trial win against ex-wife Amber Heard, for her first interview since Heard filed a motion to appeal. pic.twitter.com/uf3Rqrn3vH
— CBS Mornings (@CBSMornings) July 27, 2022
“Mendoj se ishte një kombinim i punës me pak fat. Sigurisht, ishte një sasi e madhe orëve të punës, por është gjithashtu pak fat, dhe nuk është një punë që e kam marrë lehtë. bëhej fjalë për emrin e tij, jetën e tij. Ishte e rëndësishme,”-shtoi Vasquez.
Intervista u zhvillua një javë pasi Heard paraqiti një mocion apeli kundër vendimit të jurisë, i cili favorizoi Depp muajin e kaluar.
Kujtojmë që gjyqi e bëri Vasquez një person shumë të famshëm. TikTok fillimisht u bind se avokatja dhe aktori mund të kishin një marrëdhënie romantike.
Më 15 korrik, në një nga koncertet e Depp në Evropë, fansat regjistruan video të ribashkimit të Vasquez dhe Depp. Avokatja prezantoi të dashurin e saj, biznesmenin britanik Edëard Owen, me aktorin e “Charlie and the Chocolate Factory”.
© Panoramaplus.al
