31 Gusht, 2022

VIDEO/ Pas sherrit virtual, Fifi dhe Zhaklin Lekatari përplasen edhe në protestë


Pasi për ditë me radhë u përplasën virtualisht në rrjetet sociale, këngëtarja Filloreta Raçi (Fifi) dhe blogerja Zhaklin Lekatari janë përballur për herë të parë publikisht.

Dhe ashtu siç mund të pritej, nuk ka munguar një debat mes tyre.

Dy muaj më parë, “sherri” me Fifit dhe Zhakut nisi nga një deklaratë që këngëtarja bëri për partnerin e saj në rrjetet sociale. Dyshja ishin të pranishme gjatë pasdites së sotme në protestën e mbajtur në sheshin Nënë Tereza, e organizuar nga Fifi. Gjatë tubimit kjo e fundit ka debatuar me tone të ashpra me Zhaklinën, për shkak të organizimit të protestave në vendin tonë.

Gjithçka nisi nga një aktiviste, e cila në fjalën e saj falendëroi Zhaklin Lekatarin për organizimin e protestës, gjë që nxiti një reagim edhe nga Fifi (KLIKO). Këngëtarja, me tone të larta tha se gjithçka ishte organizuar nga ajo teksa shprehet: “Nuk është vetëm që është organizuar. Kjo gjëja nuk kam parë asnjë njeri që të marrë një iniciativë për përdhunimin e 11-vjeçares përveç se në Instagram apo Facebook (Bërtet)”

Por nuk ka munguar një përgjigje nga ana e Zhaklinës e cila u shpreh: “Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla”, ndërsa Fifin vijon të theksojë se iniciativat janë bërë “vetëm në rrjetet sociale.”


Debati virtual mes Fifit dhe Zhaklin Lekatarit dy muaj më parë

E gjithë përplasja nisi nga një status i Fifit në Instagram e cila shkruante për partnerin e saj Adis Patushin se  M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”. 

E para që reagoi në lidhje me statusin që Fifi publikoi kaluar, ishte blogerja Zhaklin Lekatari, e cila u shpreh se është ndjerë e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj.

|LEXO EDHE: Zhaklin Lekatari reagon e revoltuar pas deklaratës së këngëtares për partnerin e saj

Pas gjithë bujës, këngëtarja realizoi një video-live në Instagram  për të sqaruar gjithë zhurmën e krijuar në rrjet pas deklaratës së saj dhe përplasjen me Zhaklin Lekatarin. Në reagimin e saj këngëtarja u shfaq e përlotur duke thënë se nuk ka asnjë gabim të jetë në lidhje me një burrë të martuar dhe me fëmijë. Duke e konsideruar kundërpërgjigjen e  Zhaklinës si përpjekje për vëmendje Fifi tha se me deklaratën e saj nuk i ka bërë thirrje vajzave të tjera, thjesht ka shprehur dashurinë e saj ndaj partnerit të saj.

Mes të tjerash në një status në Instagram, Zhaklina shkruante se duke qenë se liria e Fifit për të thënë tr*plliqe, cënon të drejtat e vajzave dhe grave, atëherë nuk është e lirë të flasë.

Pas kësaj erdhi sërish reagimi i vetë Fifit, e cila rispostoi një foto me Adisin në llogarinë e saj në rrjetin social. “Plastë syri i keq e gojët e liga”– shkroi Fifi, duke shtuar disa herë “Të dua.”

© Panoramaplus.al