21 Shkurt, 2022

VIDEO/ Pas debateve Romeo dhe Donaldi shkojnë në festën private të Top Channel, detaji që ‘çmendi’ të pranishmit


Teksa në mediat sociale ka shumë dyshime për raportin e vëllezërve Veshaj me produksionin e Big Brother Vip, “Panoramaplus” ka siguruar një video ku Romeo dhe Donald Veshaj duket se kanë qenë të pranishëm në festën private të “Top Channel” zhvilluar me të gjithë banorët pas përfundimit të spektaklit.

Në video Donald dhe Romeo Veshaj, duken nën shoqërinë e Monika Lubonjës dhe Elhaid Cufit, ku finalisti i BBVIP është i veshur me kostumin e personazhit të njohur, “Spiderman”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Megjithatë, ditën e djeshme u xhirua “Post Big Brother VIP” ku Donaldi nuk ka qenë i pranishëm. Teksa ish-banorët ndodheshin në xhirime aktori ishte me çiftet Bes Kallaku-Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Dona-Klea Huta. Ai postoi në Instastory dy foto me fëmijët e tyre, respektivisht, Ajkën dhe Kridin.  E po ashtu as Beatrix nuk ka qenë në “Post Big Brother VIP” e këto ditë nuk është parë as në shoqërinë e Donaldit.

Shumë është folur që pas mbarimit të aventurës së Donaldit në “Big Brother VIP”. Mediat kanë raportuar se ai dhe i vëllai janë përplasur me produksionin. Në reagimin e tij të parë në rrjetet sociale pas finales, Donaldi tha mes të tjerash: “Me votuat për një fitore që nuk e mora”. Po ashtu, aktori tha se do ndërtojë 4 shtëpi për njerëzit në nevojë në Shqipëri dhe Kosovë. Për këtë ai ftoi edhe Ilir Shaqirin t’i bashkohej.

Ndërkohë , thuhet se ata kanë hequr dorë edhe nga emisioni “Më lër të flas” që do fillonte së shpejti në “Top Channel” në Prime Time. Të dy vëllezërit kanë hequr nga Instagrami videon prezantuese të emisionit “Më lër të flas” e po ashtu nuk ndjekin më as Sarën, as Lorin dhe Donaldi madje nuk ndjek më as Arbana Osmanin.

Teksa në mediat sociale ka ende shumë dyshime, ditën e sotme përmes një statusi të gjatë në Instastory Arbana Osmani i konsideron “me qëllim të keq dhe për klikime” interpretimet e mediave dhe mohon se ekziston ndonjë sherr mes produksionit dhe Donaldit. Madje ajo shkruan se i janë falenderues çdo konkurrenti, aq më pak Donaldit që sipas saj kaq dhuruar aq shumë emocione.

Ky reagim i moderatores vjen pasi një status i producentes Lori Hoxha i postuar sot në Instagram u interpretua si kunjë për Donaldin. Ajo ka postuar ditën e sotme në Instagram disa foto nga prapaskenat e realit-shoët duke shkruar se nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike nuk duhet të pyesni për ndenjësen por thjesht të hipni. Po ashtu, edhe Eduart Grishaj u shpreh sot në një intervistë se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë se si të pranojnë humbjen. Deklaratë e cila po ashtu u interpretua për Donaldin.

 

© Panoramaplus.al