16 Gusht, 2023

VIDEO/ Pas akuzave se ka ngacmuar seksualisht tre ish-balerinat, Beyonce ka dy fjalë për Lizzo-n


Këngëtarja e njohur Beyonce ka mbështetur publikisht shoqen e saj, Lizzo e cila akuzohet se ka ngacmuar seksualisht tre ish-balerinat e saj.

Gjatë koncertit të saj të fundit në Atlanta, Xhorxhia, artistja u shpreh se vazhdon të besojë këngëtaren, teksa tha se do vazhdonte ta përfshinte emrin e saj në listën e femrave frymëzuese në remix-in e saj “Break My Soul”.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit duket qartë Beyonce e cila gjatë koncertit të së hënës, teksa po përmendte femrat me ngjyrë që e kanë frymëzuar, kur arrin tek emri i Lizzo artistja thotë me zë të lartë: “Të dua, Lizzo!”

Mirëpo mesa duket kjo gjë u prit mirë nga fansat e këngëtares, ndërsa duartrokitën dhe brohoritën me të madhe.

© Panoramaplus.al