Plot 13 vite më parë këngëtaret dhe mikeshat Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni realizuan bashkëpunimin e tyre “Puçi, Puçi”.

Kënga rezultoi një sukses dhe u kthye në hit në atë kohë.
Dhe shoqet e kanë rikthyer këngën pas 13 vitesh në festën e ditëlindjes së Çiljetës.
Ndërsa këngëtarja po festonte 30-vjetorin në sfond ishte vendosur kënga e tyre.

Në videon e publikuar nga Olti Curri, Çiljeta i shkon nga pas Ingritit që qëndron e ulur dhe i heq kapuçin duke i thënë “Puçi Puçi”. Më pas të dyja qeshin.
Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm mes tyre. Ato kanë sjellë së bashku edhe këngën “Mike dhe rivale”.

© Panoramaplus.al

