Aktorja e serialeve turke Ebru Şahin ka kurorëzuar dashurinë me dashurinë me basketbollistin e kombëtres së NBA-së, Cedi Osman në një ceremoni intime në Ohër, Maqedoni.

Zgjedhja e vendit nuk është e rastësishme, pasi qyteti historik i Ohrit është vendlindja e basketbollistit. Në pamjet e reja që janë publikuar nga ceremonia në Ohër, aktorja turke dhe basketbollisti shihen duke kënduar dhe kërcyer nën ritmet e muzikësh shqiptare.
Në sfond dëgjohet kënga popullore që luhet edhe në dasmat shqiptare, “sa bukur na ka dalë nusja.”
Në ceremoni ishin të pranishëm vetëm familjarë dhe miq të ngushtë të çiftit. Festa u mbajt në një varkë në liqenin historik, ku nuk mungoi as muzika maqedonase.

Sa i përket dasmës, mediat turke shkruajnë se çifti do ta zhvillojnë më 7 korrik në plazhin Fly-Inn në Çeşme , ku nisi edhe romanca e tyre.
Cedi Osman i propozoi të dashurës së tij shtatorin e kaluar me pamjen unike të Kapadokias dhe mori përgjigjen ‘po’. Në ditën e lindjes së Ebru Sahin, Cedi Osman shkoi tek familja e saj në Tekirdağ, ku çifti u fejuan. E njohur me rolin e saj “Rejhan”, aktorja turke, Ebru Sahin është tejet e pëlqyer dhe e ndjekur nga shikuesit shqiptarë.

© Panoramaplus.al

