27 Korrik, 2022

(VIDEO) “Nuk kam pasur kurrë një burrë!” Beatrix Ramosaj ironizon Donald Veshajn


Një video e re në TikTok nga Beatrix Ramosaj dhe ja ku shkojmë sërish.

Këngëtarja ndau një video ku kishte përdorur një ‘sound’ në të cilin thuhej: “Paska meshkuj gjithandej më në fund. Ejani të gjithë këtu. S’ke pasur kurrë një burrë në jetën tënde? Si ka mundësi? Epo e kam pasur pak të vështirë.” Krah saj Beatrix ka shkruan: “Nuk dua, po tallem”.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente dhe të aludojnë se po ironizon Donaldin.

Pak ditë më parë ajo postoi një shkrim në InstaStory ku tregonte se si ka shpëtuar ‘reputacionin’ e të tjerëve duke mos e zbuluar anën e saj të historisë. “Sa prej jush kanë shpëtuar reputacionin e të tjerëve duke mos treguar anën tënde të historisë? Ja këtu duke shpëtuar jetë”– shkroi Trixa.

Teksa Donaldi është rikthyer me Bora Zemanin, Beatrix ka zbuluar se është beqare dhe e fokusuar te vetja.  “Do filloj do ruhem. S’do i komentoj më as mamit se mos na lidhni bashkë. Jam single dhe e fokusuar te vetja ime.”- shkroi Beatrix në Twitter.

Gjatë daljes së saj të vetme në ‘Netët e klipit shqiptar’ Beatrix nuk i ka shpëtuar pyetjeve rreth Donaldit.  “A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet kur u pyet për ribashkimin e bujshëm. Kjo deklaratë e këngëtars pasoi atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

© Panoramaplus.al