Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli ishte dyshja më e pëlqyer dhe më e komentuar gjatë edicionit të dytë të Big Brother VIP”.

Por miqësia e tyre e ngushtë u kris pas rikthimit të Efit në lojë të cilat duket se ndikuan dhe pas përfundimit të spektaklit të madh.
E teksa spektakli ka mbaruar prej disa muajsh tashmë, publiku është ende kurioz të dijë nëse dyshja vazhdojnë të jenë ende miq pas përfundimit të spektaklit, pasi ata nuk janë parë në asnjë vend bashkë.
E kësaj pyetjeje i ka dhënë përgjigje vetë Efi e cila së fundmi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj. Mes shumë pyetjesh, njëri prej tyre ishte nëse do ta mbështeste Luizin për këngën e re që publikoi i cili ishte dedikim për partneren e tij Kiarën.
Duke mos hezituar pak, ish-banorja u shpreh se patjetër që do e mbështesë madje e cilëson dhe si një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë.
“Normal që do e suportoj se besoj e dinë të gjithë që Luizi është një nga këngëtarët më të mirë dhe ka një zë fantastik”-u shpreh Efi duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre vazhdon të mbetet i mirë.


