Feronit Shabani i njohur si Fero ka thumbuar hapur Doruntina Shalën ose Taynën.

Reperi nga Kosova pasi fitoi “lirinë” është shfaqur shumë aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi ai realizoi një live në TikTok së bashku me personazhin e rrjeteve sociale, Kozakun. Gjatë bisedës ky i fundit shprehet se Tayna është dobësuar sipas atij, ndërsa Fero ia pret që ajo çdo ditë shton një operacion të ri.
“Atë s’duhet me e pyet a ka muzikë të re, a ka ndonjë operacion të ri,”-dëgjohet të thotë reperi duke qeshur.
Rikujtojmë se disa javë më parë reperi sulmoi një person në makinë në qytetin e Gjilanit. Në rrjetet sociale u publikuan menjëherë pamjet e dhunshme dhe më pas policia ndërhyri duke arrestuar reperin.

Ai u la i lirë pak ditë më parë. Në deklaratën e tij për “Telegrafi’ Avokati i reperit tregoi se me datë 16 gusht është pranuar aktvendimi nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ku iu është ndërprerë masa për paraburgim, Feros.
Ndonëse kjo nuk do të thotë se çështja është e mbyllur, pasi avokati konfirmoi se janë në pritje të vendimit final.


