6 Korrik, 2022

VIDEO/ Ndarja si mjet për zhurmë dhe publicitet, Kendall Jenner dhe Devin Booker kapen sërish bashkë


Kendall Jenner dhe Devin Booker janë qendra e vëmendjes së mediave botërore.

Krejt papritur, kur gjërat dukeshin se po shkonin shumë mirë mes tyre u tha se çifti i ka dhënë fund lidhjes. Mirëpo, pak ditë pas këtyre raportimeve çifti u pa shumë i qetë në Malibu duke kaluar kohë bashkë. “Ata dukeshin shumë komod,” -tha një dëshmitar okular për ‘InTouch’. “Ata po rrinin në katin e dytë. Të gjithë po argëtoheshin!”

Më pas u tha se ish-çifti u panë së bashku në The Hamptons.Top modelja dhe ylli i NBA-së u panë duke mbërritur së bashku me një makinë të zezë në dyqanin e pijeve McNamara në Bridgehampton rreth orës 17:00. të premten, 1 korrik. “Nuk ka asnjë foto, por ata të dy dukeshin në humor të mirë ndonëse nuk bënë asnjë veprim shumë të afërt” -tha një burim për ‘Us Weekly’. Dhe rezulton se Jenner i qëndroi besnike markës së saj duke ‘blerë një shishe me Tequila-n e saj 818, për të cilën njerëzit në dyqanin e pijeve bënin shaka’. Duket sikur Jenner dhe Booker po përgatiteshin për një festë në lagjen luksoze Long Island, New York.

Dhe sërish bashkë. Dy super yjet kanë festuar 4 korrikun në shoqërinë e shumë yjeve botërore si Drake, Travis Scott, Jay-Z, Beyoncé, Emily Ratajkowski etj. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamjet nga festa private e realizuar nga Michael Rubin.

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme Kendall dhe Devin qëndrojnë së bashku dhe duken të qetë e të dashuruar. U tha se ribashkimi i parë i tyre në Malibu ishte thjesht për marketing, por duket se ndarja e çiftit është për reklamë dhe bujë. Vetë ata nuk kanë bërë asnjë regim për të pohuar ose mohuar zërat.

Jenner dhe Booker u tha se ishin ndarë pas dy vitesh së bashku në fillim të këtij muaji pasi një burim zbuloi se dyshja ‘po e kalonin këtë kohë duke  u fokusuar tek vetja dhe për të kuptuar nëse një e ardhme së bashku është ajo që u duhet’. Kjo erdhi pasi morën pjesë në dasmën e motrës së saj Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në maj.

“Dasma me të vërtetë i vendosi gjërat në perspektivë”-tha burimi në lidhje me marrëdhënien e tyre, duke shtuar, “ata janë ende super miq dhe mbështesin njëri-tjetrin” pavarësisht se u ndanë. Dyshja u lidhën gjatë verës 2020 dhe më pas ata e zyrtarizuan lidhjen në ditën e Shën Valentinit 2021.

© Panoramaplus.al