22 Qershor, 2020

VIDEO/ Mposhti koronavirusin, gjyshja 93-vjeçare feston pas fitores së skuadrës së zemrës


Një gjyshe 93-vjeçare ka habitur publikun britanik teksa festoi fitoren e skuadrës së saj të zemrës, Njukasëllit, kundër Shefild Junajtid ditën e djeshme 3-0.
1_Screen-Shot-2020-06-22-at-100004
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon të moshuarën, e cila feston suksesin e “laraskave”. Por, ajo çfarë ngjall më tepër emocion nga kjo video është se e moshuara ka arritur t’i mbijetojë koronavirusit.

Reagimi i saj ka inkurajuar shumë njerëz në Britaninë e Madhe, të cilët si pjesa më e madhe e botës po përballen me pandeminë e koronavirusit.

PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al