Një burrë i ka ngulur në të pasme një shiringë të mbushur me spermë. Ai u kap në kamerat e sigurisë në momentin që sulmoi gruan në një supermarket në Maryland.

Thomas Byron Stemen iu gjetën shumë shiringa të mbushura me spermë pasi sulmoi gruan në dyqan.
Gruaja identifikuar si Katie Peter njoftoi policinë pasi Thomas i nguli shiringën dhe i injektoi në të pasme spermën.
Gjatë kontrollin, autoritetet gjetën një shiringë të mbushur me spermë në makinën e 51-vjeçarit dhe shumë të tjera në shtëpi.
Kamerat e sigurisë tregojnë burrin që ecën pas Peter në dyqan ndërsa ajo mban një karrocë në dorë.
Menjëherë ai hidhet në sulm duke i ngulur shiringën ndërsa Katie kthehet e shqetësuar për të parë se çfarë i ndodhi.
Gruaja e cila u traumatizua nga incidenti u tha oficerëve se pas goditjes me shiringë bëri analiza të gjakut dhe të urinës, si edhe mori ilaçe për të shmangur ndonjë sëmundje.
Stemen akuzohet se sulmoi edhe dy gra të tjera në të njëjtin supermarket.

