Një video tronditëse e cila është shpërndarë në rrjet, tregon një striptiste në Dallas, SHBA, e cila bie nga 6 metra lartësi, nga tubi ku po kërcente, duke rrezikuar jetë.
Sipas mediave të huaja, striptisja njihet me emrin Genea Sky, ndërsa pas rrëzimit, për habinë e të gjithëve ajo vijoi të kërcente.

Pavarësisht kësaj, me një video në Instagram, ajo tregon se kishte pësuar krisje të nofullës, i ishin thyer disa dhëmbë si dhe kishte ndrydhur kyçin.
“Nuk kisha ndërmend të komentoja videon, por ajo u bë virale dhe desha t’ju falënderoj për mesazhet pozitive që kam marrë. Kam krisur nofullën dhe do ta operoj nesër. Po ashtu kam thyer disa dhëmbë dhe kam ndrydhur kyçin, përveç këtyre jam mirë. Nuk kisha gjymtyrë të thyera dhe eca vetë për të dalë nga skena. Ndihem me fat që jam gjallë dhe që nuk pësova lëndime më të mëdha”, tha ajo.
When you send a risky text and you get a reply ???? pic.twitter.com/YEbto3cZeu
— J? (@Mielevague) February 10, 2020
Thank you everyone ??? pic.twitter.com/y2U8kPMdpT
— Honey Badger (@Genea_Sky) February 10, 2020
© Panoramaplus.al

