Ilir Shaqiri ia ka dal që të triumfojë në Big Brother, pas 136 ditësh qëndrim. Që nga mbrëmja e së premtes, polemikat dhe debatet rrethi fituesit nuk kanë ndaluar. Megjithatë, balerini tashmë është fituesi i edicionit të parë të Big Brother Vip. Edhe në studion e spektaklit ka pasur festë në momentin kur Arbana ka thënë emrin e fituesit.

Të shumtë kanë qenë mbështetësit e Ilirit, të cilit kanë shpërthyer në festë. Nuk kishte sesi t’i mungonte kësaj feste edhe bashkëshortja e tij. Emanuela ka qenë në studio me të afërm të saj, ku duket se nuk e ka kursyer gëzimin pas fitores së bashkëshortit të saj. Por festën më të madhe e ka patur Sabiani. Këngëtari që lidhi një miqësi të ngushtë me balerinin brenda shtëpisë, ka qenë një nga mështetësit e tij më të mëdhenj edhe jashtë.
Kur është lëxuar fituesi, Sabi nuk e ka shmangur dot entuziasmin, duke u ngjitur mbi skenë, për të përqafuar Arbanën.
© Panoramaplus.al

