3 Gusht, 2023

VIDEO /Mes zërave për ndarje, veprimi i fundit i Princ Harryt dhe Meghan Markle ua vë ‘kapakun’ aludimeve


Duke buzëqeshur krah për krah, Duka dhe Dukesha e Sussex-it, shkëlqenin teksa po kalonin kohë së bashku.

Në rrjet po qarkullon një video e Meghan Markle dhe Princ Harryt, ndërsa çifti dukeshin shumë të lumtur teksa ishin ulur në karrige në kopshtin e shtëpisë së tyre në Montecito të mbushur me lule.

Ata u filmuan teksa po telefononin për ta uruar fituesen e grantit të tyre të ri të teknologjisë.

Kjo është dalja e parë e çiftit që pas lajmeve se dyshja po pëson një ‘krisje’ në marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se herën e fundit që ata u panë së bashku në publik ishte në maj, teksa ndodheshin në një ceremoni çmimesh në New York.

Një burimi i afërt me dyshen tha se ‘Martesa e Meghan dhe Princ Harry është mirë,’ duke shtuar se aludimet e publikut për një ndarje të çiftit nuk janë të vërteta.

Zërat për ndarje filluan të qarkullojnë luir Harry udhëtoi në Afrikë, por sipas burimit ‘ky është një udhëtim pune, nuk është një shenjë ndarje.’

© Panoramaplus.al