Goditjet me sende të forta ndaj këngëtarëve duket se janë kthyer në trend kohët e fundit. Pas goditjes ndaj, Bebe Rexhës, Cardi B, Ava Max, etj, diçka e tillë i ka ndodhur edhe artistëve shqiptarë.

Pak ditë më parë, në një koncert në një club në Tiranë, reperi Noizy u tentua që të goditej me një shishe shampanje.
Po ashtu një incident i ka ndodhur edhe reperit tjetër MC Kresha gjatë koncrtit të tij të fundit. I ftuar në një club në Drenas bashkë me mikun e tij Lyrical Son, MC Kresha është gjuajtur me një çakmak.
I revoltuar ai tha se kjo nuk ëhstë mënyra e duhur për të shprehur dashurinë ndaj artistit dhe ka ndërprerë performancën dhe është larguar.
“Nëse doni ttregoni artistit dashuri duke i quajtur me shkrepsë, faleminderit. Nëse mendoni se kemi ardhur për të kënduar për para, kemi ardhur përpara me ju kënduar. Faleminderit”, tha MC Kresha i revoltuar.
© Panoramaplus.al

