11 Shtator, 2023

VIDEO/ Malumës i ndodh e papritura gjatë performanës në skenë, këngëtari goditet nga fansi me patericë dhe…


Një incident i rëndë i ka ndodhur këngëtarit të njohur kolumbian, Maluma në koncertin e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa po performonte në skenë këngët e tij, artisti u godit me patericë nga një prej të pranishmëve në turmë.

Koncerti u ndërpre për disa minuta por fatmirësisht këngëtari nuk u lëndua dhe filloi sërish shfaqjen.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë Maluma i cili mori në dorë patericën dhe shikoi me mosbesim pjesmarrësit në koncert, mirëpo nga ana tjetër ende nuk dihet motivi i aktit të fansit.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që këngëtarët janë sulmuar nga pjesmarrësit gjatë performancës në skenë, ku ndër ta është edhe Bebe Rexha, Pink, Ava Max, Cardi B.

acdb302d-d26c-4aec-9126-c3f8ba5c7e87

Disa nga fansa dhe kolegë e artistit përmes disa komenteve në rrjetet sociale kanë kanë shprehur shqetësimin e tyre për sulmet e fansave ndaj këngëtarëve, me fokus tek Maluma.

Një përdorues i X (Twitter) shkroi: “Një tjetër incident i sëmurë. Tifozët kthehen te sulmuesit.”

Ndërsa një tjetër shtoi: “Kjo është e neveritshme. Ju lutemi, ndalojeni.”

“Që kur është normale t’u hedhim gjëra artistëve teksa performojnë në skenë? A mund ta ndalojmë normalizimin?”– tha një fans i këngëtrit.

Reperi aktualisht është duke udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për turneun e tij botëror “Don Juan”. Ai nisi një qëndrim në 30 qytete në SHBA më 31 gusht.

© Panoramaplus.al