Luiz Ejlli dhe partnerja e tij Kiara Tito u njohën dhe u dashuruar me njëri-tjetrin në “BBV”, ndërsa në natën finale të këtij reality show kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

Disa ditë më parë dyshja kaluan pushimet në Turqi, teksa nuk ngurruan as të publikonin pamje nga pushimet, ku padyshim nuk munguan edhe shakatë e Luizit.

Mirëpo së fundmi ndërsa këngëtari shkodran postoi një video në InstaStory, ai zbuloi edhe fobinë më të madhe të Kiarës.
Në videon e postuar moderatorja duket shumë e frikësuar nga udhëtimi me avion, ndërsa ajo në disa momente tha: “Nuk kam frikë, nuk kam frikë”.
© Panoramaplus.al

