26 Maj, 2023

VIDEO/ Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shkojnë në Shkodër. Moderatorja pritet me shumë dashuri nga fanset e saj


Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin më të komentuar dhe më të pëlqyer për publikun shqiptar. Dyshja të cilët u njohën brenda Big Brother VIP 2 arritën të krijonin një lidhje dashurie të cilën e kurorëzuan në martesë gjatë spektaklit dhe vazhdon ende edhe pas përfundimit të saj.

E teksa tashmë  çifti ndiqen nga fansat e shumtë në çdo lëvizje që ata bëjnë, së fundmi dyshja kanë shkuar në Shkodër, në vendlindjen e këngëtarit.

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto dhe video të çiftit por më të shumti të Kiarës e cila shfaqet në një fasoneri dhe gratë që ndodhen aty e kanë rrethuar duke i kërkuar të bëjnë foto me të.

 

Ndërsa Luizi nga ana tjetër duket se ka shkuar në një shkollë  pasi ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet me disa fëmijë të vegjël dhe krahas saj shkruan:

 “Me çapaçulat Ju dua fort”.

 

© Panoramaplus.al