27 Korrik, 2023

VIDEO/ Louis Tomilnson goditet gjatë koncertit me një byzylyk nga fansi i tij, këngëtari i drejton gishtin e mesit


Këngëtari i njohur Louis Tomlinson është përballur me një situatë jo të këndshme teksa performonte në koncertin e tij së fundmi në Boston.

Një fans i hodhi byzylykun drejt tij duke e goditur në fytyrë. Videoja e cila është bërë virale tregon këngëtarin i cili menjëherë pasi u godit i drejtoi gishtin e mesit duke vazhduar kështu performancën e tij.

“Ata menduan se ai po bënte shaka”, komentoi një fanse e acaruar.

Kjo nuk është hera e parë që Louis ka probleme me njerëzit që hedhin gjëra: një klip nga një shfaqje live në vitin 2022 pa këngëtarin të ndalonte koncertin për të paralajmëruar fansat që të ndalonin hedhjen e copave të pulës ndaj tij pasi ishte ‘shumë e bezdisshme’.

 

@timmy.styless Don’t throw things at Louis bc you best believe he’ll resolve it the Tommo Way ? #louistomlinson #fitf #fitfwt #boston #mgmmusichall #faithinthefutureboston #faithinthefuture #fyp #please #fitfwtboston ♬ original sound – ✿ timmy.styless ✿

 

© Panoramaplus.al