Ndjekësit e Kylie Jenner po e kritikojnë yllin e “KUWTK” se mban një “qëndrim të keq” ndaj fansave të saj.

Ylli i “Kardashians” po përballet me reagime të ashpra në internet pasi një video u bë virale ku ajo dukej aspak e qeshur teksa bënte një foto me një fans e cila dukej se ishte shumë e emocionuar që po takonte idhullin e saj.
Gjithçka ndodhi gjatë prezantimit të koleksionit të Jenner’s ‘Kylie Cosmetics’ Lip Kits’ në Ulta Beauty në Los Angeles të mërkurën (24 gusht) .

Producentja e cila qëndron në LA, Alexa May Rhodes postoi një video në TikTok ku shihet duke iu afruar Jenner-it përtë bërë një foto me të.
Jenner, 25 vjeç, nuk bëri asnjë kontakt me sy me Rhodes, t’i qeshte apo ti fliste përgjatë atyre sekondave.
“Intervistova të vetmen @kyliejenner?,” i ka shkruar Rhodes krahas postimit, duke mos parashikuar reagimin e ashpër të ndjekësve ndaj Kylie-t.

Videoja, e cila ka mbi 530,000 shikime, tërhoqi qindra komente nga fansat e zemëruar:
“Ajo nuk dukej aspak e lumtur,” komentoi një përdorues.
“Asnjë përqafim, një buzëqeshje apo edhe një fjalë? naaaaaa”, ka shkruar një tjetër.
“Mund të tregoni se sa shumë dashuri ka për fansat e saj. ?,” shtoi dikush tjetër.
“Ajo as nuk e shikoi”– vuri në dukje një ndjekës.
“Asnjë lëvizje. Sa turp. Do të përpiqesha t’i ‘fitoja’ të gjithë. Këta njerëz janë sistemi i tyre mbështetës. Çfarë mundësie e humbur,” përmblodhi dikush.
Jenner ende nuk e ka adresuar publikisht reagimin.
E gjithë familja Kardashian- Jenner ishin së bashku të mërkurën mbrëma për të festuar lançimin e produktit të ri të Jenner.


