24 Dhjetor, 2018

VIDEO/ “Kush s’kërcen është morr i kuq”, moderatorja  “provokon” Trashin në emision


Futbollisti i Partizanit, Lorenc Trashi, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up” në “Top Channel”.

Gramshioti nuk i ka shpëtuar “ngacmimit” të moderatores Oriela Nebiaj, teksa kjo e fundit e “provokon” futbollistin më të mirë të vitit 2018, duke kënduar një prej koreve të tifozerisë rivale: “Kush s’kërcen është morr i kuq”.

Ky moment ka kaluar me humor, teksa kundërpërgjigja e Trashit nuk mungoi: “Kush s’kërcen është mi bashkie”, iu përgjigj futbollisti i Partizanit.

© Panoramaplus.al