6 Janar, 2022

VIDEO/ Konkurrentja e “Love Story” i shtang të gjithë, puthet në buzë me Robert Berishën


Këngëtari i njohur Robert Berisha ka qenë i ftuar së fundmi në spektaklin “Talk Love Story” në TV Klan ku ka marrë edhe një puthje në buzë nga një prej vajzave të këtij spektakli.  Me sa duket vajza e quajtur Kleona është emocionuar nga prania e Berishës dhe ajo është ngritur me lejen e prezantuesit Eni Shehu për të puthur këngëtarit nga Kosova.

Puthja e saj u prit me ovacione, ndërsa e gjithë situata është kaluar me të qeshura në studio si nga ana e Robertit, ashtu edhe e konkurrentëve të tjerë.

“Talk Love Story” është një emision i cili zhvillohet me katër personazhet kryesorë të spektaklit “Love Story”, si dhe konkurrentët në garë për të fituar zemrat e dy vajzave dhe dy djemve.

© Panoramaplus.al