10 Maj, 2024

VIDEO/ “Këtu ka fantazma, gjërat lëvizin vetë”- Jul Deda dhe Roza thurin planin për Erjola Doçin. E frikësuar për “vdekje”, moderatorja bërtet dhe…


Aktori Julian Deda dhe Roza Lati kanë frikësuar Erjola Doçin në shtëpinë e “BBV”.

Teksa banorët po diskutonin, në një moment aktori ka hapur derën e dollapit me një shkop, ndërsa i tha moderatores se në shtëpi ka fantazma.

Duke ulëritur dhe e frikësuar, Erjola e pyeti Rozën nëse e shikoj edhe ajo derën që po hapej.

“Po e pashë edhe unë”- tha banorja, ndërsa modertorja u shpreh se ajo nuk është e çmendur.

“E kam parë një natë që ka lëvizur sikur kjo dhe thashë këtu ka fantazma se nuk ka mundësi”- vazhdoi Juli duke e frikësuar më shumë Erjolnë, teksa në një moment kjo e fundit e shikoj aktorin që derën po e lëvizte ai me shkop.

Erjola u çua në këmbë dhe mori shkopin duke goditur me të Julin, i cili po shpërthente në të qeshura së bashku me Rozën  nga pranku që i thurën moderatores.

 

Biseda:

Juli: Kush e lëvizi këtë more?

Erjola: O Jul

Juli: A të kam thënë që këtu ka diçka. Këtu lëvizin gjërat vetë o njeri

Erjola: Jo e lëvize me këmbë

Juli: Si më këmbë more, nuk e arrij dot

Roza: Jo nuk e arrin dot

Erjola: E pashë që lëvizi. Jul më thuaj çfarë bëre? Lëvizi kjo gjëja e pashë me sytë e mijë.

Roza: E pashë edhe unë

Erjola: Ok, nuk jam e çmendur

Juli: E kam parë një natë që ka lëvizur sikur kjo dhe thashë këtu ka fantazma se nuk ka mundësi

 

Julin e lëviz derën për herë të dytë

Erjola: O Jul lëvizi përsëri. O Jul heqe shkopin. O Jul Deda të urrej. O ndyrësirë do të hy shkop, le të më nxjerrin me zarf të zi shkop e meriton. A e bën më?

© Panoramaplus.al