Një koncert që Piero Pelù me siguri nuk do ta harrojë lehtë, ndër të shumtët në karrierën e tij . Gjatë performancës këngëtari i grupit Litfiba ka pësuar një incident, fatmirësisht jo të rëndë.

Kjo ndodhi gjatë koncertit të fundit në Milano , më 25 maj në Alcatraz. Teksa iu afrua publikut për të marrë përqafimin e fansave të tij të shumtë, artisti rrëshqiti papritur, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua mbrapa, duke u përplasur fortë në kokë dhe shpinë.

Pelù u afrua në rreshtin e parë, i pritur nga dashuria e ngrohtë e fansave, kur rrëshqiti mbrapsht, por u ngrit menjëherë dhe bwri sikur të mos kishte ndodhur asgjë duke vazhduar kështu performancën. Vetëm pasi doli nga skena, Pelù shkoi në spital për të kontrolluar gjendjen e tij shëndetësore.

Më pas rokeri postoi në Instagram foto të grafive të kafkës teksa shkroi: “Shenja e rock’n’roll-it. Rënia në koncertin në Milano më shkaktoi një herniemidis C3 dhe C4, një midis C5 dhe C6 dhe një midis C6 dhe C7. Ja, tani më njihni edhe nga brenda!”.
Videoja bëri menjëherë xhiron në rrjetet sociale.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

