17 Shkurt, 2022

(VIDEO) Kënga për Donaldin u bë virale, por dikur Beatrix i dedikoi këngë edhe ish-të dashurit


Beatrix Ramosaj është një nga personazhet më në zë të momentit. Lidhja me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” e kanë shndërruar atë në kryefjalë të mediave sociale.

Pak ditë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Beatrix publikoi një këngë të titulluar “Faj”, e cila i dedikohet historisë së dashurisë mes saj dhe Donaldit. Këngëtarja tregon përmes tekstit të këngës se mes tyre ka ndjenja të forta që askush nuk i kupton dhe se i kanë bërë me faj kot.

Kënga pati menjëherë një impakt të madh në publik dhe deri tani numëron mbi 3 milionë klikime.

Mirëpo, fansat kanë hapur arkivat dhe kanë gjetur se dikur Beatrix i ka dedikuar një këngë edhe ish-të dashurit të saj, Ervi Cenolli. Në TikTok është bërë virale një video ku Beatrix ka thënë gjatë “Dancing With the stars” se kënga i dedikohet pikërisht atij.

 

Por, kush është ish-i dashuri i Beatrix?

Pas hyrjes së këngëtares në reality-show pati shumë kuriozitet për të shkuarën e saj duke qenë se Beatrix ka qenë hermetike viteve të fundit. Në media është shkruar gjatë për ish-partnerin e saj sidomos pasi edhe ajo vetë foli rreth tij në “Big Brother VIP”.

Ish-çifti përjetuan një romancë gati 3-vjeçare dhe janë shfaqur së bashku në “Dancing With the Stars”. Përveç këngës, gjithashtu ata i kishin dedikuar edhe tatuazh dashurisë së tyre. “Forever”, ose shqip ‘përgjithmonë’ ishte tatuazhi që Elvii dhe Beatrix shënuan në trupin e tyre, kujtim që tani më është fshirë së bashku me historinë e tyre.

© Panoramaplus.al