20 Korrik, 2023

VIDEO/ Incident i papritur gjatë stërvitjes së Tiranës, moderatorja e njohur sportive goditet me top: Mund ta përballojmë…


Tirana zhvilloi seancën e fundit stërvitore ditën e djeshme përpara sfidës kundër Dinamo Batumit në Gjeorgji, por gjatë kësaj seance një incident i papritur ndodhi për moderatoren e njohur sportive, Sabina Mete.

Collage Maker-20-Jul-2023-10-51-AM-8101

Gjatë një lidhje direkte me “RTSH”, ajo goditet nga një top në shpinë, por e mori me pozitivitet dhe me të qeshur këtë situatë.

“Sapo më ka goditur dhe një top, ishim live. Nuk ka asnjë gjë serioze, megjithatë mund ta kalojmë dhe me të qeshur dhe me çdo gjë sepse unë jam live dhe prapa meje sigurisht që është duke u zhvilluar dhe stërvitja e fundit”, u shpreh Sabina për këtë incident të vogël.

© Panoramaplus.al