19 Tetor, 2022

VIDEO/ Icardi u përpoq të hynte në hotelin ku ndodhej Wanda Nara, u ndal nga policia


Duket se Mauro Icardi nuk e pranonte dot të vërtetën e divorcit të tij me Wanda Nara, teksa një kohë u desh që të kthehej në Argjentinë vetëm për të folur me të.

Collage Maker-19-Oct-2022-02.30-PM

Së fundmi, sulmuesi argjentinas është filmuar teksa përpiqej që të hynte në hotelin që ndodhej ish-bashkëshortja e tij, teksa shfaqet duke debatuar me punonjësit.

Është dashur ndërhyrja e policisë që të qetësonte situatën e krijuar. Siç raportohet, ishte vetë Uanda e cila kishte lejuar që Ikardi të hynte në hotel dhe të sqaronin çdo gjë me njëri-tjetrin.

Sulmuesi e mohoi këtë gjë në çastet që përfliteshin, por duket se pamjet tregojnë se ai ka gënjyer.

PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al