30 Nëntor, 2018

VIDEO/ I thotë babait është gay, ai e detyron të bëjë …


Është detyruar të ketë marrëdhënie seksuale në moshën 11 vjeç me njerkën e tij për të “kuruar” homoseksualitetin. Historia shqetësuese vjen nga Bracknell, Angli. I riu Daniel Dowling u detyrua të shikonte video pornografike dhe të merrte pjesë në “treshe” me babain e tij Richard dhe partneres e saj, Annette Breakspear.

Daniel, i cili tani është 36 vjeç, ka vendosur të largohet nga anonimiteti dhe të tregojë se çfarë ka ndodhur në adoleshencën e tij për “Sunday Mirror”.

“Babai im kishte një detyrë për të më mbrojtur. Ata vodhën pafajësinë time dhe e shkatërruan fëmijërinë time. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje për të kapërcyer”, shprehet Daniel.

Në vitin 1998, në moshën 16 vjeç, Daniel i tha një psikologu për abuzimin seksual, por babai i tij nuk u arrstua nga policia, duke e quajtur djalin si një “gënjeshtar në kërkim të vëmendjes”.

Në vitin 2015, megjithatë, Daniel vendosi të lëvizë vetëm, duke regjistruar babanë e tij teksa pranonte dhunën.

Richard Dowling u arrestua më pas dhe u dënua me 5 vjet burgim, ndërsa partnerja e tij u dënua me 8 vjet.

Në gjykatë, babai mbrojti veten duke pretenduar se e kishte keqtrajtuar djalin e tij “për ta vënë atë në rrugën e duhur, sepse kishte tendenca të veçanta për të qenë homoseksual”.

© Panoramaplus.al