Jori Delli dhe Ronaldo Sharka kanë ruajtur një raport të ngushtë miqësor që pas përfundimit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”.

Pas “Big Brother-it” ata kanë qenë sërish bashkë në programin veror ‘Kepi i VIP-ave’ e mesa duket gjatë puntatës së fundit modelja i ka dhuruar një puthje në buzë Ronaldos.
E gjitha kjo është zhvilluar në sensin e shakasë, ku dy personazhet pranonte lidhjen e tyre romantike e cila lindi gjatë xhirimeve. Madje Ronaldo iu ul në gjunjë Jorit dhe i ‘propozoi’, duke i shprehur dashurinë që ka për të.
Biseda:
Ronaldo Sharka: Jori ti je një nga vajzat më të bukura që kanë parë sytë e mi. Ti je si sulltanesha Hyrem dhe si Ejshani tek Ezeli. Ti ma shton jetën me humorin tënd, ti je vesa dhe trëndafili i mëngjesit. Je rrezja e parë e mëngjesit që më ngroh dhe më shton jetën. Jam i dashuruar me ty!
Jori Delli: Vazhdo dhe pak se më pëlqen shumë.
Ronaldo Sharka: Ke flokët më të bukura, ti ke buzëqeshjen më të bukur.
Jori Delli: Po erë të mirë mbaj?
Ronaldo Sharka: Gjithmonë, ti ke trupin si ngjalë.
Kujtojmë se Jori Delli konfirmoi disa ditë mëparë se është rikthyer sërish me të dashurin e saj, reperin italian Fred De Palma.


