3 Gusht, 2022

(VIDEO) I shpëtoi sigurimit për ta përqafuar, reagimi epik i Dhurata Dorës kundrejt fanses


Puthje, përqafime, kapje duarsh!

Çfarë nuk kemi parë këtë vit në koncertet e artistëve shqiptarë. Këngëtarët këtë sezon janë shumë të angazhuar me performancat e tyre në klube të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

20 million in just three weeks, Dhurata Dora talks about the next success - POLITIKOFF

Këtë periudhë e kanë shfrytëzuar edhe fansat të cilët i ndjekin idhujt e tyre kudo. Kur iu jepet mundësia ose edhe duke e krijuar atë ato kanë arritur të hypin edhe në skenë për t’ju vjedhur një përqafim.

Një situatë e ngjashme i ka ndodhur edhe Dhurata Dorës, ku një fanse i ka shpëtuar sigurimit dhe ka vrapuar drejt këngëtares për ta përqafuar. Dhurata e cila ka qenë duke kënduar, e ka mirëpritur gjestin e fanses dhe ashtu e përqafuar ka vazhduar performancën.

Vidoja është shpërndarë kudo në rrjetet sociale, ku ka marrë reagime të shumta.

Kujtojmë që së fundmi Dhurata po shijon suksesin e këngës “Gajde” në bashkëpunim me Elvana Gjatën.

© Panoramaplus.al