Aktori dhe lojtari i njohur i wrestling, The Rock i ka dhuruar një apartament boksierit të UFC, Themba Gorimbo, i cili nuk kishte një shtëpi dhe flinte në një palestër në Miami.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë 51-vjeçari teksa postoi në YouTube një video emocionuese.
“Më frymëzove të punoj shumë, o njeri,” tha Themba, ndërsa vazhdoi: “Faleminderit. Tani do të bëhem kampion. Më besoni!”
Themba i cili prej kohësh është një ndër fansat e ‘zjarrtë’ i The Rock, javën e kaluar u takua me këtë të fundit në Florida.

Në një postim të bërë së fundmi në Instagram, The Rock tregoi se boksieri kishte vetëm 7 dollarë në bankë, pasi sipas aktorit ai shiti pajisjet e tij të boksit dhe fitoi 7,000 dollarë të cilat nuk i përdori për vete, por ndërtoi një pus në shfatin e tij në mënyrë që njerëzit atje të kishin ujë të pastër.
“Në vend që të përdorte paratë për të gjetur një vend për të jetuar, ai ndërtoi një pus uji në mënyrë që fshati i tij në Zimbabve të mund të kishte ujë të pastër. Ai kurrë nuk më kërkoi asgjë, por unë thjesht doja ta ndihmoja atë.”– tha The Rock.
Boksieri kujtoi më pas se kishte vetëm 7 dollarë në llogari, gati tre dekata pasi u shkëput nga Liga Kanadeze e Futbollit.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

