21 Korrik, 2022

VIDEO/ Humbja e madhe bën sërish bashkë Stresin dhe Keisin disa javë pas tensioneve e thumbimeve


Padyshim ky është skenari më i hidhur i një rregullimi marrëdhëniesh, por ndarja nga jeta e 22-vjeçarit Brilant Martinaj duket se ka përmirësuar raportet mes Arkimed Lushajt, i njohur thjesht si Stresi, dhe ish-partneres së tij Keisi.

Viktima, i cili u ekzekutua në Fushë-Krujë pak ditë më parë, ka qenë një mik shumë i afërt me ta dhe të dy janë pikëlluar nga humbja e madhe. Keisi publikoi pas lajmit disa foto dhe video të reperit me Martinajn, ku ka qenë dhe ajo e pranishme së bashku me një grup miqsh. “I miri jonë”- shkruante ajo krah videos që e shoqëroi me këngën e Dafina Zeqirit, ‘Malli’. (KLIKO)

Nga ana tjetër, Stresi jo vetëm që u shpreh zemërthyer në rrjetet sociale, por ka vendosur të anulojë të gjitha koncertet dhe performancat, pas vdekjes së mikut të tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në Instastory, ku shkruante se arsyeja e këtij vendimi është se ka nevojë për qetësi. “I kërkoj ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë të gjithë clubeve ku do performoja por anuloj çdo aktivitet timin. Kam nevojë për qetësi.”– shkruante Stresi në postimin e tij. (KLIKO)

Ndërkohë ditën e sotme Keisi ka publikuar në Instagram një video të vjetër të Stresit gjatë një koncerti ku ai përshëndeste Brilantin. Ajo e ka shoqëruar videon me inicialet e tij B.M dhe emojin e një ëngjëlli teksa ka etiketuar edhe Stresin. Ky i fundit e ka rishpërndarë postimin në llogarinë e tij.

Kohët e fundit ish-çifti ka patur një marrëdhënie të tensionuar e madje nuk kanë munguar as ironizimet mes tyre. Stresi është shfaqur disa herë me vajza të ndryshme misterioze duke u shprehur se ai ka ‘disa të dashura’. Dhe e shkuara? “E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“- shkruante ai në një status javë më parë, referuar Keisit.

Nga ana tjetër, edhe Keisi është parë në shoqërinë e një djali misterioz për të cilin sqaroi më pas se janë thjesht miq. Ajo deklaroi se ditën që do jetë në lidhje dashuri do e thotë vetë teksa kërkon që personi në fjalë të mos shqetësohet më. (KLIKO)

E pas këtyre tensioneve dhe mungesës së postimeve të përbashkëta, duket se ‘gjakërat’ mes ish-çiftit janë ulur sërish.

© Panoramaplus.al