11 Prill, 2024

VIDEO/ Heidi dëshiron ta vazhdojë lidhjen pas daljes nga “BBV”, habit Romeo: Si dihet se çfarë ndodhë. Banorja: Po tallesh ti! Çfarë ndodhi mes çiftit?


Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj kanë diskutuar se çfarë do të bëjnë me lidhjen e tyre pasi të dalin nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Konkurrentja tregoi se ka shumë dëshirë që romanca e tyre të vazhdojë edhe pas daljes nga shtëpia, megjithëse aktori u shpreh se ka një ndjesi që nuk do të jenë bashkë pasi të dalin nga “BBVIP”.

“Ti mendon se rri me ty ngaqë jemi këtu brenda?” e pyeti Heidi, ndërsa Romeo tha: “Si dihet se çfarë ndodhë kur të dalim jashtë”, duke treguar se do ti shohin se si do të shkojnë gjërat pasi të dalin jashtë.

 

 

Pjesë nga biseda:

Heidi: Pse e mendon këtë?

Romeo: Kam ndjesinë moj

Heidi: Unë s’do të rrija me ty me të thënë të drejtën

Romeo: Po mirë moj se këtu brenda jemi, çfarë lidhje ka

Heidi: Uaaa! Si e thua këtë?

Romeo: Pse moj çfarë thashë?

Heidi: Ti mendon se rri me ty ngaqë jemi këtu brenda?

Romeo: Si dihet se çfarë ndodhë kur të dalim jashtë

Heidi: Po tallesh?

Romeo: Jo

Heidi: Po tallesh (Heidi qesh)

Romeo: Jo pse?

Heidi: Si pse? Çfarë thua?

Romeo: Do i shikojmë gjërat. Pse do bëjmë apsolutizma

Heidi: Jo s’do bëj apsolutizma

© Panoramaplus.al