Teksa Harry Styles ishte në skenë gjatë koncertit të tij në Wembley Stadium të dielën, një shenjë e bërë nga një fans i tij i tërhoqi vëmendjen këngëtarit.

“Nga Ono në Wembley: Më ndihmo të dal”, lexonte në tabelën që këngëtari i mori në skenë së bashku me flamurin shumëngjyrësh që përfaqëson komunitetin e “LGBT”-së.
“Kur ky flamur të kalojë mbi kokën time, ju jeni zyrtarisht jashtë. Mendoj se kështu funksionon: Kur kjo shenjë të kalojë mbi kokë, ju jeni zyrtarisht homoseksual”, deklaroi Styles .
Ndërsa fansat brohoritnin, Styles më pas thirri: “Urime, je njeri i lirë!”
Harry helps a fan come out tonight at Wembley Stadium – June 19 ?️? (via @calsmoodswings) #LoveOnTourWembley pic.twitter.com/or0BbRkg1K
— HSD Love On Tour (@hsdlot) June 19, 2022
Momenti i veçantë i Styles me fansin italian të quajtur Mattia do të mbetet në memorie për vitet në vijim, sidomos për 28-vjeçarin i cili gjithashtu postoi në Twitter se ndihej shumë i kënqaur.
Kjo nuk është hera e parë që një fans bën këtë veprim në koncertin e Styles , artisti bëri të njëjtën gjë në vitin 2021 në Mohegan Sun Arena në Uncasville, Connecticut.


