12 Shtator, 2022

(VIDEO) Harrojeni Greta Koçin brune, këngëtarja bën ndryshimin e papritur pas shumë vitesh


Ajo është larguar disi nga muzika, mirëpo sërisht ka qenë në qendër të vëmendjes për jetën private.

Greta Koçi disa kohë më parë vendoi që të konfirmojë lidhjen e saj, por duke e mbajtur të fshehtë identitetin e partnerit. Prej kohësh tashmë dyshja po jetojnë dashurinë e tyre në Vienë të Austrisë.

Gretën jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë me flokët e saj të gjata brune. Mirëpo së fundmi, këngëtarja ka guxuar duke ndryshuar ngjyrën e flokëve në çokollatë. Duhet ta pranojmë që autorja e hitit “Foli djalit” duket e mrekullueshme.

Këngëtarja Greta Koçi gjatë një interviste televizive ka pohuar se tashmë është martuar dhe ka një jetë të re në Vjenë. Ajo tha se është shumë e lumtur, dhe se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.

Megjithatë, ajo pohoi se nuk ka pasur një ceremoni martesore, ndërsa nëse flitet për një bebe është gjithmonë i mirëpritur. Pas këtij lajmi, shumë pikëpyetje vijnë në mendje në lidhje me ceremoninë martesore, ku Greta shprehu se: “Kjo dëshiroj të ngelet personale, por janë kryer të gjitha adetet edhe familjare edhe zyrtare”.

© Panoramaplus.al