Stili i saj ekstravagant dhe provokues e karakterizojnë padyshim Era Istrefin.

Artistja tashmë i është rikthyer goxha fuqishëm industrisë së muzikës, teksa po shijon sukseset e dy këngëve të saj më të fundit dhe koncertet e shumta që po realizon.

Era ka arritur të ketë një numër të madh fansash që e pëlqejnë muzikën e artistes dhe nuk është çudi që ata të frymëzohen prej saj.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar videon e një fanseje e cila e ka imituar duke u veshur njësoj si ajo dhe duke ‘performuar’ këngën “Bebe” përpara disa personave të cilët e filmojnë.
“Wow sa mirë më paske imituar. Për një moment mendova se isha unë. Do të doja të isha aty”– shkroi Istrefi krahas videos.
Kujtojmë se disa ditë më parë Dafina Zeqiri akuzoi Era Istrefin se i ka kopjuar vathët por më pas e fshiu. Ajo publikoi një status tjetër ku shkruante: “U funny(je qesharake)”.


Si kundër përgjigje Dafina postoi më pas të tjera foto me vathët “e famshëm” në Instagram dhe po ashtu ndryshoi “captionin” e postimit duke shkruar: “Çfarë është e rëndësishme me perlat është gruaja që i vesh ato”.




