29 Gusht, 2023

VIDEO/ Fansja i kërkon foto, Luiz Ejlli: Jo se jam lakuriq, do mendojnë njerëzi se kemi…


Këngëtari Luiz Ejlli është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptare.

Fansat e tij shumë herë kur e takojnë në rrugë apo koncerte i kërkojnë atij foto dhe video.

Kështu  ka ndodhur edhe në ambientet e një “beachbar-i” në Velipojë ku Luizi ndodhej për pushime.

Një vajzë e re  i është afruar, artistit duke i kërkuar foto por ky i fundit e ka refuzuar duke iu thënë se jam lakuriq (Luizi ishte pa bluzë, veshur me rroba banjo).

Ai ka vazhduar më tej duke i  thënë vajzës se nëse ne bëjmë një foto të tillë njerëzit do të mendojnë se ne kemi fjetur bashkë.

“Jam lakuriq moj zemër, do mendojnë njerëzit se kemi fjetur bashkë”- thotë ai

Fansja duket se është zhgënjyer, duke iu kthyer ashpër Luizit: Avash more dëgjohet të thotë ajo.

 

© Panoramaplus.al