8 Prill, 2024

VIDEO/ “Është sfondi i shtëpisë”- Heidi Baçi flet për konkurrenten e “BBVIP”: Vetëm flet dhe futet në situatat e të tjerëve. Për kë banore bëhet fjalë?


Gjatë një bisede me Julian Dedën, Roza Latin, Rike Roçin dhe Erjola Doçin, Heidi Baçi ka analizuar lojën e Françeska Muratit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Sipas banores, missi është sfondi i këtij reality show, e cila dëshiron që të futet te situatat e të tjerëve.

Në këtë grup Heidi tha se bën pjesë Jetmir Salaj dhe të gjitha konkurrentët që kanë dëshirojnë situatat por nuk kanë.

“Françeska është sfondi i kësaj shtëpie. E ke parasysh muzika në fund të një filmi, që ti nuk e vë re por të lodhë shumë. Dërr, dërr, dërr, vetëm flet. Këtu bën pjesë Françi, Jetmiri dhe të gjithë këta që dëshirojnë situata por nuk kanë”– tha Heidi.

 

 

© Panoramaplus.al