Një paradë ushtarake në Korenë e Verit ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore, jo për shkak të fuqisë ushtarake të demostruar, por për shkak të mënyrës së paraqitjes së forcës fizike nga ushtarët.
Gjatë stërvitjes ushtarët shihen teksa demostrojnë forcën e tyre fizike duke thyer tulla me kokë, apo duke u qëlluar nga shufra të mëdha druri në trup.

Teksa ushtarët demostrojnë forcën e tyre përpara diktatorit Kim Yong Un, ata shihen teksa marrin duartrokitje nga eksponentët më të lartë të qeverisë komuniste.

Videoja, u transmetua fillimisht në televizionin shtetëror në Korenë e Veriut dhe më pas u përhap gjërësisht në media të ndryshme ndërkombëtare.


