6 Gusht, 2022

(VIDEO) Epike! Shikoni si amerikani ndez atmosferën me këngën e Dafina Zeqirit


Që ajo ka fansa kudo në botë, kjo nuk është diçka e re.

Por që edhe një amerikan është në gjendje të këndojë një këngë të saj shumë mirë kjo padyshim është arritje.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, jehona e këngëve të së cilës ka kaluar oqeanin. Së fundmi është bërë viral një moment kur një i huaj këndon “Pa ty”, bashkëpunimin e Dafina Zeqirit me Muma-n dhe Cricket, të lançuar një vit më parë.

Ky moment është regjistruar gjatë vox-pop-eve të realizuar nga T7, në mbrëmjen e “Sunny Hill Festival.” Fansi i huaj ishte pjesëmarrës dhe në një intervistë të shkurtër me gazetarin tregoi se pëlqen Dafinën, dhe papritur krijoi atmosferë duke interpretuar këngën.

Ky moment më pas u bë viral në rrjet, madje edhe vetë autorja e “Dhimbje Dhimbje” e ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë që më herët, një fans i flaktë i Dafinës i bëri asaj ofertën e pabesueshme, duke i ofruar 50 mijë euro për dy netë. Fansi u shpreh publikisht në TikTok, dhe as ky moment nuk iu shpëtoi përdoruesve të mediave sociale.

“Dafina Zeqiri 50 mijë euro dy netë me ty. Kur të duash ti vetëm kontaktom. Të lutem, vdes për ty. Të dua shumë,”- dëgjohej të thonte personi në video.

@arbenrexhaofficial1981 #dafinazeqiri #bdmuser #billiards #lloshkobare #prishtina #albania #kosovo #kaqanik #haters #prizeren #fyp #greme #shkup #deqan #shtime #gjilan #BigInkEnergy #ferizaj #gjakova #prishtin ♬ original sound – ARBENREXHAOFFICIAL1981

© Panoramaplus.al