21 Korrik, 2023

VIDEO/ Enca dhe partneri i saj afrikan nuk fshihen më. Çifti shfaqen krah njëri-tjetrit duke kërcyer në publik


Këngëtarja e njohur Enca Haxhia zyrtarizoi disa ditë më parë lidhjen me partnerin e saj e huaj, Mickey Neblett.

Ishte ky i fundit i çili publikoi disa foto dhe video në rrjetet sociale duke shijuar pushimet krah artistës. Çifti shfaqeshin shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, teksa shkëmbenin puthje në varkë.

E tashmë ata nuk fshihen më në publik pasi prej disa kohësh partneri i këngëtares duket se po qëndron në Shqipëri duke vizituar vende të ndryshme me Encën.

E së fundmi, çifti janë shfaqur së bashku gjatë një feste të organizuar në Tiranë, ku dukeshin shumë të lumtur teksa kërcenin me njëri-tjetrin nën ritmet e muzikës latine.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të zi dhe të ngushtë, ndërsa partneri i saj me xhinse dhe një këmishë me motive.

 

© Panoramaplus.al