24 Korrik, 2022

VIDEO/ Elvana Gjata thyen barrierat dhe u tregon fansave për ‘fiksimin’ e saj


Ndonëse ka shumë vite që është pjesë e botës së showbiz dhe gëzon shumë popullaritet, Elvana Gjata është hermetike rreth jetës personale.

U bë një kohë e gjatë që ajo nuk është shfaqur në intervista dhe në daljen e fundit televizive një vit më parë ajo nuk zbuloi asgjë për jetën sentimentale rreth të cilës ka shumë interes. Megjithatë këngëtarja ka ‘ngacmuar’ fansat e saj në TikTok.

Ajo ka ndarë një video duke përdorur një audio në të cilën thuhet: “A ke crush(fiksim)” dhe Elvana përgjigjet me: “Po”. Më pas thuhet: “A mund ta shoh crushin tënd” dhe Elvana refuzon të tregojë crushin e saj.

Fansat në sektorin e komenteve duken të konfuzuar teksa Elvana në mënyrë indirekte mund të na ketë thënë se po del me dikë.

@itselvanagjataNoooo

♬ Use this sound if u have a hot girl – releedo ?

Ndryshe nga jeta personale rreth të cilës është shumë e rezervuar, me fansat Elvana është më e hapur se të gjithë. Pak ditë më parë bëri xhiron e rrjetit një video  ku këngëtarja teksa po udhëtonte me makinë ka ndeshur një vajzë e cila po dëgjonte këngën e saj. Vajza ka shpërndarë videon në TikTok duke treguar se po dëgjonte këngën “Loti” me volum të lartë dhe fati deshi që ta parakalonte Elvana.

Këngëtarja siç duket e dëgjoi këngën dhe nuk hezitoi t’i përshëndeste duke dalë pak te xhami i makinës. Elvana shihet duke kënduar dhe u dërgon një puthje me dorë. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe është shpërndarë në Instagram edhe nga vetë Elvana. (KLIKO)

© Panoramaplus.al