4 Gusht, 2023

VIDEO/ Elvana Gjata shpëton për fije të perit, fansi tërheq këngëtaren drejt vetes, në ndihmë i vjen ekipi i sigurisë


Nuk janë të pakta rastet ku këngëtarët e njohur shqiptarë përballen me incidente nga më të ndryshmet teksa performojnë në koncertet e tyre.

E një situatë e sikletshme me një fans duket se i ka ndodhur Elvana Gjatës teksa ajo performonte në skenë. Në një moment, artistja shihet duke iu afruar fansave të saj të cilët po e filmonin dhe ngrinin duart për ta prekur atë.

Mirëpo kur ajo po përpiqej të largohej, njëri nga fansat e tërhoqi Elvanën e cila për pak sa nuk u rrëzua dhe gjatë atij momenti u dëgjua dhe e bërtitura e saj nga frika. Por i menjëhershëm ishte ndërhyrja e ekipit të sigurisë të cilën e tërhoqën lart artisten.

Kjo nuk është hera e parë që Elvana përballet me incidente të tilla me fansat e saj.

 

@iconelvana Crazy fans?? #elvanagjata #elvana #sielvana #elvanez #foryou #fyp? #fypshqip #shqiptaretneperbote??? #shqip #fyp ♬ original sound – Elvana Gjata

 

© Panoramaplus.al