6 Prill, 2019

VIDEO/ “E lule lu…”, Saimir Tahiri ia merr këngës, nuk e lëshon nga dora Eneda Tarifën


E premtja për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është ditë relaksi. Mbrëmjen e djeshme Tahiri është shfaqur në një nga klubet e Tiranës duke performuar së bashku me këngëtaren e njohur Eneda Tarifa.

Siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, ish-ministri është ngritur në skenë dhe ka rrëfyer mikrofonin, duke kënduar këngën: “E ndalu pak, e ndalu pak!”.

Edhe më herët në ditëlindjen e tij, kujtojmë se Tahiri është shfaqur në rolin e muzikantit.

Ndërkohë Gjykata për Krime të Rënda pasi vlerësoi  hetimet e Prokurorisë e ka marrë zyrtarisht të pandehur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Akuzat: “Trafikimi i lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”.

© Panoramaplus.al